Kryetari i PD-së, Sali Berisha ishte në spitalin e Traumës për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të deputetit Luçiano Boçi, Klevis Balliut dhe Aulon Kalasë. “Ky është Skënder Balluku, tjetri është Sokol Bizhga, pastaj sec është një Enton Allushi, janë grupi më i inkriminuar, grupi i strukturuar kriminal. Etje për të sulmuar” tha Berisha. “Ishte targetim, nuk është rastësi ajo, u godit dhe sulmua edhe punonjësit e medias. Pas kësaj u turrën me shkopa gome” u shpreh Luciano Boci.









