Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka e cilëson rikthimin e ish-drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu në krye të AMP-së, të rrezikshëm dhe provokativ.
Deputeti i PD-së, tha se Veliu është i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“Rikthimi është një ogur i keq i kësaj qeverie për cdo shqiptar që kërkon rend, siguri dhe një polici në shërbim të qytetarëve.
Ardi Veliu, ish-drejtori famëkeq i Policisë së Shtetit, është kthyer në strukturën policore.
Ai do të drejtojë Agjencinë e Mbikqyrjes Policore e cila, siç sugjeron emri, do të kontrollojë policët për shkelje etike dhe ligjore.
Siç thotë populli: i varin ujkut zorrët në qafë.
Ardi Veliu është kampion i shkeljeve etike dhe ligjore.
Ai është kryepolici i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, me dorën deri në bërryl në qypin e korrupsionit.
Ardi Veliu, mbi të gjitha, do të kujtohet për korruptimin strukturor të Policisë së Shtetit.
Me korruptim strukturur duhet të kuptojmë politizimin deri në palcë, duke e kthyer armën e Policisë në pisqollë të Rilindjes.
Gjithashtu Veliu është kryepolici që infektoi policinë e shtetit me virusin e prekjes dhe përfshirjes në zgjedhje.
Me këto dy rekdore të zeza, Partia Demokratike paralajmëron se Ard Veliu është rikthyer, jo për ta mbikqyrur Policinë.
Por për tu siguruar se në zgjedhjet e ardhshme ajo do të jetë sërish dora e zgjatur dhe e pandëshkuar e Rilindjes në proces. Si dhe për të ruajtur lidhjet e vjetra me botën e krimit” tha ai.