Një 61-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Gjirokastër, pasi është rrezuar aksidentalisht nga një lartësi. Policia raporton se ngjarja e trishtë ka ndodhur në lagjen “Kodra e Shtufit”. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një lartësi, shtetasja A. L., 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.