Opozita nis protestat. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi sot se të martën që vjen (13 shtator) në orën 18:00 do të zhvillohet protesta e parë.
Tubimi tha ai do të bëhet te vendi i krimit. Protesta e parë do të zhvillohet te inceneratori i Tiranës (Sikur e paralajmëroi 5pyetjet.al).
“Protestën e parë në vendin e krimit do ta bëjmë pas një jave, të martën që vjen në orën 18:00 te inceneratori i Tiranës.
Ftojmë të gjithë ata që kanë mundësi por edhe ekspertët e angazhuar në fushën e mjedisit. Do ta organizojmë në orën 18:00 te inceneratori i Tiranës” tha Meta.
Po, PD a do të jetë? “Ne këto i konsiderojmë protesta të qytetarëve. Këtë herë e kemi marrë inciativën.
Të gjithë janë të mirëpritur, por në radhë të parë si qytetarë, pasi janë taksat e tyre që vidhen” tha Meta.