Sot pritet që të mblidhet qeveria. Një nga vendimet e rëndësishme është emërimi i drejtorit të ri të policisë së shtetit.
Muhamet Rrumbullaku pritet të emërohet pasues i Gledis Nanos.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pritet të zhvillojë sot një mbledhje me drejtorët e Policisë në qarqe dhe drejtorët e departamenteve.
Në këtë takim pritet të prezantohet edhe drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.