Qeveria ka miratuar rregullat e reja për Agjencinë që kontrollon efektivët e policisë.
Pas efektivëve te Policisë së Shtetit, edhe Agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore do t’i nënshtrohen testit të drogës.
Rregullorja përcakton se punonjësit duhet të bëjnë testin e drogës.

“Punonjësi është përgjegjës për përdorim të lëndëve narkotike nëse:
Mban lëndë narkotike në mënyrë të jashtëligjshme
Përdor lëndë narkotike
Refuzon t’i nënshtrohet testit të përdorimit të lëndëve narkotike” thuhet në vendimin e botuar në fletoren zyrtare.
Vendimi vjen pas emërimit në krye të AMP-së, të Ardi Veliut.