-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i bën listën gati drejtorit të ri: Këta i dua në burg

Kryesoret

“Pastrimi i policisë duhet të fokusohet te shefat që japin bekime në vend të haraçeve që e kanë vendin në burg”. Kjo ishte porosia e kryeministrit Edi Rama për drejtorin e ri të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Kreu i qeverisë ishte i prerë kur vendosi ultimatumin për kanabisin.

E papranueshme të zbulohen parcela me kanabis në 2022, kur për më tepër u është thënë më parë partnerëve tanë italianë, se pamjet e avionëve të tyre janë të paqarta. Kanabisi i paligjshëm nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë shans në këtë vend.

Drejtuesi i mëparshëm i policisë, përpara atij që zëvendësohet sot e la fushën, të pastër, jo bazuar në ato që thoshte, apo thoshin, oficerët e policisë, por bazuar te ato që thoshin partnerët italianë.

Le të jemi të qartë sot këtu në sy të publikut. Sot fushë me kanabis përjashto ca rrënjë nëpër shkreta por fushë si ato që u zbuluan, që italianët thoshin i keni aty, dhe nga policia u thuhej nuk janë të qarta.

Mund të mbillen vetëm me bekimin e shefit të komisariatit dhe kujt i mbron atij kurrizin në këmbim të haraçit. Pastrimi i policisë duhet të fokusohet te shefat që japin bekime në vend të haraçeve që e kanë vendin në burg” tha Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama ngriti në “qiell” Ardi Veliun, që tashmë do të jetë në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Ardhja në krye të AMP-së e një oficeri me përvojë dhe integritet të pa cenuar gjatë një karriere të tërë policore është garanci që pastrimi do të thellohet, i nisur nga paraardhësi që sot merr detyrën e drejtorit të përgjithshëm” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit