-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkon në 74 numri i viktimave nga tërmeti në Kinë

Kryesoret

Rrugët që çojnë në epiqendrën e tërmetit të së hënës në provincën jugperëndimore të Kinës Sichuan janë rihapur, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 74.

Sipas People’s Daily, një organ i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste në pushtet, 259 persona të tjerë u plagosën dhe 26 rezultojnë të zhdukur që nga mbrëma e së martës.

Tërmeti, me magnitudë 6.6 ballë sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), ishte më i forti që nga viti 2017 në Sichuan. Ai shkatërroi dhjetëra ndërtesa dhe infrastrukturë të rrjeteve të energjisë elektrike, ujit dhe telekomunikacionit.

Rreth 11,000 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre në kantonin Luding, epiqendra e tërmetit.

Pasgoditjet vazhdojnë – në orët e hershme të mëngjesit u regjistrua një e re, me magnitudë 3 ballë, me thellësi fokale 12 kilometra – ndërsa sinoptikanët parashikojnë reshje të dendura nga sot deri në pasnesër, të premte, të cilat do të komplikojnë. operacionet e kërkim-shpëtimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit