Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se afati 60-ditor i vendosur për negociatat me Iranin nuk duhet të interpretohet si një kufi strikt, duke theksuar se procesi mund të zgjatet në varësi të ecurisë së bisedimeve dhe gatishmërisë së palëve për të arritur një marrëveshje përfundimtare.
“Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson”, është shprehur Trump, duke shtuar se fleksibiliteti në kohë nuk përbën problem nëse palët vazhdojnë në mënyrë konstruktive drejt marrëveshjes. Ai ka lënë të kuptohet se SHBA mbetet e hapur për dialog, por njëkohësisht ka paralajmëruar se mungesa e respektimit të kushteve mund të sjellë pasoja serioze në raportet mes dy vendeve.









