Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar me një marshim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Gjatë lëvizjes në rrugët e kryeqytetit, protestuesit kanë thirrur slogane kundër qeverisë, ndërsa kanë vijuar tubimin në kuadër të protestës së 18-të radhazi.
Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe vazhdimin e protestave deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
/5pyetjet.al









