-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike, Irani: Komplot i SHBA-ve

Kryesoret

Ministria e Jashtme e Iranit ka reaguar pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike këtë të mërkurë.

Sipas Ramës, por edhe Shtëpisë së Bardhë, Irani qëndronte pas sulmeve kibernetike në Shqipëri. Irani e ka quajtur vendimin e Shqipërisë si të nxituar dhe të pamenduar.

Ministri i Jashtëm Nasser Ka’nani hodhi poshtë pretendimet  e Shqipërisë kundër Republikës Islamike të Iranit dhe tha se Ministria e Jashtme iraniane e konsideron vendimin e vendit për të ndërprerë marrëdhëniet politike si një veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sa i përket akuzës për sulm kibernetik, ministri i jashtëm e kundërshtoi me argumentin se Irani ka rënë pre dhe ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike.

“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera”, tha zëdhënësi iranian.

Pas vendimit të Shqipërisë, i komunikuar nga kreu i qeverisë, reagimet mbështetëse nga Izraeli dhe SHBA janë cilësuar si një fushatë dhe komplot të re kundër Iranit.

‘Deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit.’- thuhet në njoftim. Deklarata më tej theksoi strehimin e Shqipërisë për një grup famëkeq terrorist dhe shprehu keqardhjen që Tirana ishte ndikuar në vendimet e saj të papërshtatshme nga palë të treta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit