-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ferit Hoxha: Krimet e kryera në Ukrainë nuk do të mbeten pa u ndëshkuar

Kryesoret

Ambasador i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Ferit Hoxha tha në konferencën e fundit të Këshillit të OKB-së tha se kjo tregon shqetësimet e forta gjatë gjashtë muajve të fundit në lidhje me arrestimet e civilëve ukrainas.

Hoxha tha se sipas raporteve, njerëzit që kalojnë nëpër kampet ruse abuzohen deri në tortura fizike.

“Këto shqetësime janë fakte që janë konfirmuar dhe verifikuar me kujdes nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, mediat dhe të tjerët dhe veprime të tilla janë kundër ligjit ndërkombëtar. Federata Ruse po kryen inxhinieri sociale në Ukrainë. Asnjë organ i pavarur nuk është lejuar të vizitojë kampet e filtrimit. Raportet theksojnë se njerëzit që kalojnë nëpër kampe abuzohen, madje edhe torturohen fizikisht. Gjithashtu, ka edhe transferime të dhunshme të të rriturve dhe fëmijëve. Individë janë arrestuar dhe fati i shumë personave nuk dihet”, u shpreh Hoxha.

Duke vënë në dukje se këto kampe filtrimi janë të rrënjosura në historinë e Federatës Ruse, ai tha se vlerësohet që 1.5 milionë njerëz të kenë kaluar nëpër këto kampe që nga qershori.

“Më tej, rusët kanë ndarë fëmijët ukrainas nga familjet e tyre dhe i kanë vendosur në familje ruse. E drejta ndërkombëtare humanitare ndalon transferimin me forcë të njerëzve. Krimet ndërkombëtare të kryera në Ukrainë nuk do të mbeten pa u ndëshkuar. Kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit