Pika e parë e rendit të ditës së Kuvendit ishte flamuri.
Qeveria kaloi një akt normativ, që sanksionon që krahas flamurit tonë në çdo institucion publik të vendoset edhe flamuri i BE-së.
Ndryshimet argumentohen me hapjen e negociatave. Qeveria e justifikon më tej me protokollet.
Por, Jorida Tabaku pasi u shpreh se do të votojë pro, akuzoi Ramën se po e trajton parlamentin si noter.
“Procesi i integrimit është kombëtar dhe unë në rolin e kryetares së këshillit të integrimit, e kemi pasur të pamundur për të ushtruar kontrollin.
Por për shkak të mungesës së dëshirës së qeverisë për këtë proces. Është fatkeqësi që nuk kemi një ministri Integrimi.
Pjesa politike mbetet te ministra e Jashtme dhe ajo Teknik te ministria e re e Shtetit. As mish dhe as peshk.
Të gjithë, opozita besoj se do ta votojnë këtë akt. Por ndjej keqardhje që parlamenti trajtohet si noter.
Kryeministri ngre flamurin dhe pastaj miraton aktin normativ. Por çfarë jemi ne noter? Kur i bën fakt të kryer kryeministri?. Qeverisë i duhen 6 muaj të ngrejë strukturat” tha Tabaku.