Dy deputet e PD-së, Tritan Shehu dhe Luan Baçi kanë reaguar ashpër për ngritjen e komisioni të posaçëm për anëtarësimin në BE.
Shehu është shprehur se është e nuk mund të ngrihet një komision pa u pyetur, pasi deputet e PD-së nuk kanë qenë në dijeni për këtë komision.
“Pse paragjykoni, pse ngurtësoni gjërat? Ju thatë që e kanë vendosur kryetarët e grupeve, po qenkan çmendur këta, kjo gjë tregon se janë injorantë në mbarëvajtjen e Kuvendit. Në lidhje me votimin kundër që bëra për komisionin që është ngritur, e bëra sepse PD-ja nuk është pyetur, asnjë nga ne nuk di as emrat që kanë ardhur dhe në emër të kujt kanë ardhur atje,” është shprehur Shehu.
Nga ana tjetër, Baçi i ka tërhequr vëmendjen Nikollës duke i thënë që drejton Kuvendin jo Partinë Socialiste.
“Nuk mund të merrni parasysh atë listë që ju ka sjellë ish-kryetari, ju jeni kryetare Kuvendi dhe jo kryetare kuvendi e Partisë Socialiste. Nuk e keni shumë të gjatë me ndjekjen e këtyre kështu që ju miratojnë çdo ligj,” u shpreh Baçi