Edi Rama prezantoi sot përpara deputetëve të Kuvendit paketën e dytë anti-krizë. Kryeministri tha se përfitojnë 1.2 milionë qytetarë. Theksin e vendosi te mos prekja e çmimit të energjisë për familjarët që harxhojnë poshtë 800 kilovat.
“Për shkak të mikpritjes së presidentit të Italisë duhet të jem në kryeministri dhe është shumë e nevojshme që të shfrytëzoj kohën për të nënvizuar një fakt që është më i rëndësishme sot për qytetarët.
Qeveria ka vendosur të ndërtojë një qasje mbështetje afatmesme që prek 1.2 milionë individë, përfshirë edhe biznese.
Ne besojmë që është shumë më e rëndësishme të garantojmë siguri në afat mesëm në vend që të ndjekim krizën me paketa afatshkurtra.
Më bëri përshtypje (Alibeaj) sepse mes shumë pyetjeve, tha se çfarë europiane ka sot në Shqipëri, kur çmimet rriten. Nuk e di ku jetoni ju?
Jam i bindur që nuk jetoni këtu, banoni në një planet tjetër që mbetet mister. Nëse ka një gjë që po e shqetëson sot botën është rritja e çmimeve.
Inflacionin e kemi më të ultin në rajon dhe më të ulët se mesatarja e vendeve të BE-së. 330 milionë euro janë nga buxheti i shtetit për të mos prekur çmimin për familjarët” tha ai.