-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori britanik: Vdekja e mbretëreshës na ka dërrmuar

Kryesoret

Ambasadori britanik në Tiranë, Alstair King Smith ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II.

Ai është ka thënë se ndihen të dërrmuar pas humbjes së saj. Sipas tij ajo ishte shëmbëlltyra e shërbimit ndaj popullit.

Të gjithë jemi të dërrmuar nga vdekja e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës.

Ajo është monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo ishte shëmbëlltyra e shërbimit publik, tërësisht e përkushtuar ndaj vendit dhe popullit të saj. Edhe këtë javë, në ditët e fundit të jetës, ajo qëndroi e përkushtuar në kryerjen e detyrës, duke pritur kryeministrin e saj të pesëmbëdhjetë.

Ajo ishte Matriarkja dhe fryma e Britanisë së Madhe dhe popullit britanik. Përkushtimi i saj ndaj detyrës ka qenë frymëzim për mua dhe për të gjithë nëpunësit publikë ndër vite. Dhe unë besoj se Mbretëresha do të vazhdojë të frymëzojë shumë breza të ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë,” është shprehur ambasadori, teksa ka shtuar se ajo do të do të kujtohet për Urdhrin e Meritës që i dorëzoi Nënë Terezës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit