Protestat në vend kanë hyrë në ditën e shtatë radhazi, me mijëra qytetarë që pritet të mblidhen sërish në kryeqytet për të kërkuar largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Tubimi i sotëm paralajmërohet si një nga më masivët, ndërsa protesta është shtrirë edhe në disa qytete brenda dhe jashtë Shqipërisë.
“Shqipëria nuk shitet”, “Revolucion” dhe “O sot, o kurrë” janë disa nga motot me të cilat qytetarët po mblidhen në bulevardin përpara Kryeministrisë. Protestuesit shprehen të revoltuar ndaj qëndrimeve të qeverisë, duke thënë se kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh dhe se reagimet publike kanë qenë fyese ndaj tyre.
/5pyetjet.al









