-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Lumenjtë e drogës blejnë katet e pallateve, nuk lahen ndryshe paratë

Kryesoret

Nga Shkodra ku zhvilloi një konferencë për shtyp me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal edhe tek lëvizjet në krye të policisë së shtetit.

Berisha tha se Edi Rama po jep me koncesion edhe policinë.

“Tani policinë e dhanë me koncesion te baronët e drogës. Kushdo prej tyre merr repart police”.

Berisha komentoi edhe aksionin e fundit të qeverise kundër ndërtimeve pa leje.

“Ka filluar tani betejën me katet. Njeriu që kontrollon gjithçka, në një pikë të vendimit thotë, ai që do të blejë katet shtesë, le t’i blejë. Kjo është licencë për trafikantët e drogës që të blejnë katet shtesë, pasi të ndërtohen. Trafikantët kanë katet e pallateve si shoping kryesor. Nuk blejnë apartamente ata, blejnë kate.

Shqipëria ka ndërtuesin më të lartë të ndërtimit dhe ka çmimet e treta më të larta në Europë. Lumenjtë e drogës blejnë katet. Ky u hap rrugën këtyre për të blerë katet, se nuk lahen ndryshe paratë. Ky nxjerr Pasaportën e Artë dhe bën amnistinë fiskale për të pastruar paratë dhe falimentuar bizneset e ndershme në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë,” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit