Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për shtyp të zhvilluar në Postribë, u shpreh se Rama është vasal i Vuçiçit dhe se interesi i tij është Serbia.
Gjithashtu foli dhe në lidhje me protestat e shtatorit, duke thënë se nuk po bëhen për të marrë pushtetin por për rikthimin e të drejtës se qytetarëve për votën e lirë.
“Postriba frymëzon çdo njeri të qytetëruar për të qëndruar në një kryengritje paqësore ndaj këtij njeriu antishqiptar. Postriba është kushtrim atdhetarie. Interesi kombëtar i këtij vasali të Vuçiçit është interes serb. Çdo ditë e më shumë ai ka ndërmend të shndërrojë Shqipërinë, siç tha Vuçiç që kjo është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Edhe këtu do ia djegim projektin dhe letrat.
Pas 7 korrikut, shqiptarët u informuan se protestat presin shtatorin dhe fillimin e tetorit për të nisur dhe për të mos u ndalur më. Një lëvizje demokratike në formën e një kryengritje paqësore do ketë qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës nga pushteti. Nuk ka qëllim marrjen e pushtetit, ka për qëllim rikthimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të votuar të lirë. Ka për qëllim të bëjë shqiptarët pronarë të vullneteve të tyre,” tha Berisha.









