-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dorian Teliti: Paketë e Ramës është gjysmake, nuk e lehtëson krizën

Kryesoret

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dorian Teliti, në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me paketën anti-krizë të qeverisë.

Ai u shpreh se paketa e dytë është më e ulët se paketa e parë.

“Së pari, duhet thënë se çdo indeksim është detyrim ligjor dhe jo bamirësi e qeverisë. Indeksim do të thotë rivendosje në të njëjtën gjendje pasurore, që një individ kishte përpara se inflacioni t’i gërryente të ardhurat. Lëmosha e qeverisë për pensionistët rezulton të jetë vetëm 330 lekë të vjetra në ditë.

Së dyti rritja me 10% e ndihmës ekonomike është një tallje. Çdo familje në ndihmë ekonomike praktikisht do të përfitojë 200 lekë të vjetra në ditë shtesë nga bujaria e kësaj pakete të dytë.

Së treti, Qeveria premton rritje rrogë për sektorët “prioritarë” të Policisë dhe Policisë se Burgjeve, në një masë fikse. Kur vendimi të zbardhet të mos surprizohemi kur kjo shumë fikse të jepet në zëvendësim të indeksimit, dhe madje të jetë edhe më e ulet se masa e indeksimit. 

Së katërti, Qeveria mburret se do të vazhdojë mbështetjen për naftën e fermerëve, të peshkatarëve etj., por ajo nuk thotë dot sesa fermerë e peshkatarë kanë përfituar deri tani, sa është sasia e naftës që ka shkuar për këta sektorë, sa është vlera e subvencionuar nga buxheti etj.

Së pesti, rritja e pagës minimale është bërë pa asnjë konsultë me sektorët e punësimit masiv si fasoneritë, manifaktura, industritë prodhuese etj. Siç duket qartë, qeveria do të jetë i vetmi përfitues real i kësaj mase, pasi do mbledhë më shumë kontribute nga sigurimet shoqërore e shëndetësore, ndërkohë që paketë ndihme për bizneset nuk ka, asnjë qindarkë.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit