Policia e Kosovës, bën me dije se janë gjetur 2 gra të vdekura në Mitrovicë brenda 10 minutash.
Njëri rast është raportuar rreth orës 18:10, e tjetri në orën 18:19.
Trupat janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Njoftim
Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Mitrovicë 08.09.2022 – 18:10.
Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport









