Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një takim me dhomat e biznesit u shpreh se fiskalizimi ka ende teknikalitete që duhen sqaruar.
Ajo tha se shumica e sugjerimeve kanë qenë për fiskalizimet, që është reforma më e madhe e administratës.
Ibrahimaj u ndal dhe te nisma e “Open Balkan”, ku tha se përmes tij kanë rritur tregtinë me vendet e tjera.
“ Shumica e sugjerimeve, është për fiskalizimet. Fiskalizimi, është reforma me e madhe e administratës. Për momentin korrupioni mbetet shqetësimi më i madh për biznesin. Në fakt qeveria shqiptare ka pësuar një revolucion dixhital në vitet e fundit, duke shmangur prezencën fizike dhe kontaktet me inspektorët. Shumica e shërbimeve tani janë online dhe eliminohet kontakti që biznesi ka me individin.
97% e shërbimeve tatimore janë online dhe pikërisht shërbimet online reduktuan mundësinë për korrupsion. Një plagë tjetër ka qenë sistemi i rimbursimit të TVSH-së. Që nga muaji mars çdo kërkesë rimbursimi bëhet në një proces automatik që s’ka nevojë për shkresa dhe kontakte me agjentët. Sot koha mesatare e rimbursimit është 45 ditë.
Doganat janë një tjetër hapësirë që dikur ka qenë e gjitha në letër dhe me kontakt fizik me agjentët doganorë. 34 nga 41 shërbime për doganat kryhen online. Shqetësim i biznesit, janë lejet e qëndrimit dhe lejet e punës. Kemi rritur tregtinë përmes nismës së “ Open Balkan””, tha Ibrahimaj.









