Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të ndërmarrë nismën për një ligj të ri për Dhomat e Biznesit. Kjo, tha Edi Rama, pasi sipas tij raportet që prodhojnë janë pa lidhje, arbitrare dhe cenojnë imazhin e Shqipërisë.
“Me dhomat e biznesit mbi rekomandimet e tyre për përmirësimin e klimës dhe forcimin e dialogut për të rritur reciprokisht kontributin në funksion të zhvillimit ekonomik e social të vendit. Reformim të legjislacionit të dhomave të tregtisë.
Ta përmirësojmë legjislacionin. Ta përafrojmë me standardet më të mira të vendeve më të zhvilluara. E kemi legjislacionin shumë të prapambetur për funksionimin e dhomave të tregtisë.
Ne duam të diskutojmë me ju dhe të ndërtojmë një format të një dialogu sistematik. Që klima e biznesit ka problemet e veta kjo nuk diskutohet. Por mjafton të hedhësh një sy për të parë përshpejtimin e proceseve.
Është e pamundur të jemi pre e anketave të bërë në mënyrë jo profesionale që faktikisht cenojnë punën tonë të përbashkët, imazhin e këtij vendi. Por edhe vetë klimën e biznesit. Kjo është e pamundur.
Nuk mund të jemi pre e opinioneve të mbledhura rrugëve. Të përpunuar në mënyrë kaotike dhe kanaleve që kanë opinione që nuk përputhen me realitetin. Na takon t’u themi të jeni më të përgjegjshëm si i përgatisni ato raporte.
Është e pamundur që Shqipëria të dalë njëlloj sikur kishte radhë kilometrike dhe sot që janë elektronike. Si dalin njëlloj këto? Këto dalin nga arbitrariteti dhe brutaliteti i atyre që flasin pa lidhje” tha Rama.









