Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka organizuar një takim me qytetarët në zonjë e Përrenjasit, për të diskutuar problematikat e zonës si papunësia dhe ikja e të rinjve.
“Dje në parlament teksa dëgjoja socialistë, u thash të shkojmë së bashkë në çdo organizatë dhe të debatojmë me ta. Siç e shihni ata ka shkëputur çdo lidhje me qytetarin, sepse Edi Rama e ka shndërruar, shtetin në makineri mashtrimi.
Ata flasin për një realitet tjetër, jo sikur është në Shqipëri.
Fliste dje sikur nuk ka jetuar në këtë vend, dhe tregonte legjitimitetin e ndërtimeve. Kur jo çdo kat por dhe çdo dhomë është paguar me ryshfet në shtet. Ky jo që vetëm e dinte, por ndryshoi ligjin dhe ja la në dorë policisë së shtetit. Kështu do të lajë duart me kaosin urbanistik,” u shpreh Berisha.









