-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama njofton tre kontratat për energjinë: Rafineria e re dhe sytë në Shpirag

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot tre planet e qeverisë për energjinë. Ai tha se po punohet për ndërtimin e një rafinerie të re të naftës, sjelljen e një kompanie të re “Total” për parqet voltaike dhe po pret përgjigjet për naftën dhe gazin nga Shpiragu.

Jemi duke ecur mirë për një marrëveshje të madhe me Total. Kemi sjellë në brigjet e Vlorës dy anijet për prodhimin e energjisë. Anijet do të rrisin volumin dhe që të ulim sasinë e importit. Në tregun e karburanteve edhe këtu jemi në kushtet e folklorik.

Nuk ka Shqipëria kapacitete të prodhimit të naftës për të kompensuar cfarë do qoftë. Shqipëria prodhon naftë të rëndë. Tregtohet për lëndë bituminoze. Rafineria, që tashmë është çmontuar, ishte jashtë cdo mundësi për t’u rikuperuar.

Nuk kemi lënë kompani pa sjellë dhe të gjitha iknin dhe nuk kemi pasur asnjë ofertë. Thonin është investim i rëndë, nuk ja vlen barra qiranë se nuk e kthen për naftën që keni ju. Zgjidhja që po kërkojmë është një rafineri e re.

Nuk është problemi te ndërtimi, por naftën që do të përpunojë rafineria. Ta gjesh atë është gjeopolitikë. Shpresoj që do ia dalim. Jemi në proces. Nuk mund të them se e kemi realizuar. Por jam optimist që mund t’ja dalim.

Nëse do ta realizojmë rafinerinë dhe nëse do të realizojmë kontratat e duhura, atëherë do të flasim për çmim dhe konkurrencë. Por të thuash sot, që ul barrën mbi çmimin e naftës. Të flasësh për kontrabandë masive është opinion, faktet nuk e tregojnë.

Si ata që thoshin do investojmë dy miliardë që do i marrim nga duart e hajdutëve. Nuk diskutohet që ka evazion. Po marrim masa të forcojmë tregun e karburanteve në mënyrë teknologjike.

Nëse nafta dhe gazi të zbuluar në Shpirag janë komerciale, atëherë do të flasim për një tjetër Shqipëri. Sasia e konsiderueshme është gjetur. Cilësia e naftës është më e larta botërisht, problemi është se është thellë. SHELL po bën testet nëse ka sasi të mjaftueshme për investimin masive. Bëhet fjalë për miliarda euro investim” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit