Familjet shqiptare çdo muaj po shpenzojnë gjithnjë e më shumë nga të ardhurat e tyre, për të blerë të njëjtat produkte.
Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, ishte 8% në gusht, niveli më i lartë që nga viti 1998, kur vendi po vuante pasojat e piramidave.
Shtrenjtimi më i lartë ishte për ushqimet, me +14% dhe transportin (+19.3%).
Për shkak të peshës së lartë të shpenzimeve për ushqime, familjet janë rënduar në plotësimin e nevojave të tyre jetësore.
Rreth 42% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Europë, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen vitit 2019 dhe INSTAT për Shqipërinë.
Si rrjedhojë, familjet shqiptare duhet të heqin më shumë para për tu ushqyer se të tjerat në rajon e Europë, duke u mbetur më pak për nevoja të tjera, jo të domosdoshme.
Ndaj, një rritje e çmimeve të ushqimeve rëndon më shumë buxhetet e familjeve shqiptare.
185 milionë euro më shumë për ushqime
Rreth 42% e kësaj shume, apo rreth 35 mijë lekë, një familjeje i duhet për të plotësuar nevojat bazike për ushqim.
Duke filluar që nga janari, familjet shqiptare kanë paguar mesatarisht nga 1.8 miliardë lekë në muaj deri në 3.8 miliardë lekë në muaj më shumë vetëm për ushqime.
Në vend janë rreth 769 mijë familje, që mesatarisht shpenzonin në muaj (para rritjes së çmimeve) rreth 27 miliardë lekë (rreth 225 milionë euro) për ushqime.









