Një grup studentësh kanë protestuar sot përpara Kryeministrisë.
Ata kërkojnë një paketë mbështetje përballë krizës së çmimeve.
Në dy paketat e para nuk kishte vend për studentët.
“Tek dy paketat e para ka munguar suporti për studentët, që vuajnë çmimet absurde të qirave në Tiranë, por edhe në Korçë, Durrës, Elbasan, etj.
Çmimet e larta të apartamenteve janë të papërballueshme.
Si mund ta përballojë një student qiranë e apartamenteve në Tiranë, kur u duhet të paguajnë si me qenë në Londër.
Mbështetja heq një pjesë të shpenzimeve.
Kërkojnë 10 mijë lekë të rinj mbështetje” thanë disa prej tyre.









