Sot në orën 18:00 pritet të zhvillohet në sheshin “Skënderbej” protesta e 14-të kundër qeverisë, ku qytetarët kanë paralajmëruar një tjetër tubim masiv në kryeqytet.
Pas protestës së një dite më parë në Tiranë, ku qindra qytetarë u mblodhën dhe shprehën pakënaqësi ndaj klasës politike, organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë nga qytetarët në kryeqytet dhe nga rrethet.
Në fokus të thirrjeve të protestuesve mbetet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në tubime janë dëgjuar edhe thirrje kundër përfaqësuesve të tjerë të politikës shqiptare.









