Situata në Ukrainë mbetet e tensionuar, ndërsa sulmet ruse vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë bërthamore dhe jetën e civilëve.
Një objekt i karburantit bërthamor të shpenzuar pranë centralit të Çernobilit u godit nga një dron rus, ndërsa sulmet në juglindje të vendit kanë shkaktuar viktima.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi këtë veprim si një kërcënim të qëllimshëm dhe të lig.
“Ky ishte një sulm i qëllimshëm dhe i lig rus. Siguria bërthamore e Ukrainës nuk duhet të vihet kurrë në rrezik nga agresioni,” deklaroi Zelensky, duke theksuar rrezikun që kërcënimet e tilla paraqesin për vendin dhe për qytetarët.









