-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyshohet se vodhi 140 mln euro, kinezi “lëviz gurët” për të qëndruar në Shqipëri

Kryesoret

Shtetasi kinez Liangbin Chen i liruar pak ditë më parë nga gjykata për shkak të problemeve shëndetësore refuzon ekstradimin në Kinë.

Mësohet se Che po bën të gjitha përpjekjet, duke shfrytëzuar çdo dokument e ligj, që të mos ekstradohet.

Ai do të kundërshtojë ekstradimin drejt Kinës bazuar në një vendim të Parlamentit Europian i cili më 9 qershor 2022 ka vendosur të pezullojë të gjitha marrëveshjet e ekstradimit me Kinën dhe Hong Kongun.

Chen dyshohet se përmes mashtrimit kompjuterik ka vjedhur shumën prej 140 mln eurosh. Chen ka hequr dore nga shtetësia kineze që nga viti 2018. Ai mban pasaporte kamboxhiane.

Chen ndodhet në masën e arrestit në shtëpi prej së premtes dhe është vendosur në një banesë në Lundër. Prokuroria do të ankimojë vendimin e gjykatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit