-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kongresi Kombëtar, Zhupa: Dështim, Rama e ka çuar arsimin në humnerë

Kryesoret

Ditën e sotme u mbajt sot Kongresi Kombëtar i Arsimit. Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e Partisë Demokratikë Ina Zhupa e cila tha se arsimi po shkon drejt është humnerës ku e ka hedhur Rama.

Sipas Zhupës kongresi i sotëm u hodh poshtë nga ambasadorja gjermane e Bashkimit Europian, kur u tha në sy se, BE ka dhënë 100 milion euro për arsimin në Shqipëri.

“Kongresin e hodhi poshtë mungesa e prioriteteve dhe fakti brutal i një buxheti të cunguar për arsimin.

Kongresin e hodhi poshtë edhe mosreflektimi i një strategjie për të ardhmen, i degëve prioritare, apo mbështetja e studentëve në kohë krize.

Kongresin e hodhën poshtë, me mospraninë, profesionistët e arsimit, pedagoget dhe akademikët e njohur si Artan Fuga, Mark Marku, e të tjerë.

Kongresin e hodhi poshtë vetë Rama, i cili në sy të Ambasadores amerikane tregoi se si ai përndiqte një mësuese që ishte pushuar nga puna dhe merrte pjesë në takimet e kryetarit të PD, Sali Berisha. 

Kongresi i Arsimit të Ramës, ngjante me kongreset e partisë së të atit, që shkonin nga ‘fitorja në fitorje’, por në fund përfunduan në “koshin e plehrave të historisë”, tha Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit