Në 24 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Ilir Meta ishte pranë memorialit të tij për të vendosur kurora me lule.
Kreu i partisë së Lirisë, tha se ky është momenti për të ngjallur shpirtin e protestës me qëllim rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.
“Nderim për Azem Hajdarin, këtë tribun të lëvizjes demokratike. Si asnjëherë këto 32 vite janë vendosur në diskutim arritjet më të mëdha të lirisë dhe demokracisë dhe ekzistenca e kombit tonë.
Sot në ditën e parë të shkollës, numri i nxënësve të regjistruar në raport me disa vite më parë, sheh që kemi një kërcënim serioz për ekzistencën dhe të ardhmen e shtetit dhe kombit që vjen nga degradimi i vlerave të demokracisë dhe lirisë.
Është shpirti i protestës ai që do të vendosë demokracisë dhe që sistemi i llogaridhënies të funksionojë” tha ai.