-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët drejt Anglisë, ambasadori: Suksesi nuk vjen nga gomonia, por arsimi

Kryesoret

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith nga kongresi i arsimit u bëri thirrje të rinjve shqiptarë që të mos largohen.

Referuar numrit të lartë të shqiptarëve që po ikin me gomone drejt Anglisë, diplomati kishte një apel. Ai tha se suksesi nuk varet nga gomonia, por arsimi dhe puna.

“Shumë të rinj largohen nga Shqipëria. Shfrytëzohen nga kontrabandistët. Ne i nxisim që të ndalojnë, jo vetëm që premtimet e pasurimit të shpejtë janë gënjeshtra, pasi do të detyrohen të përfshihen në kriminalitet dhe drogë.

Por kushtet do të bëhen të rrezikshme, deti do të jetë më i rrëmbyer dhe moti i ftohtë. Rruga drejt suksesit nuk varet nga gomonet, por nga arsimi dhe puna” tha ai.

Në muajt e fundit, drejt Anglisë, sipas mediave britanike, kanë shkuar me gomone qindra mijëra të rinj shqiptarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit