-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thyhet akulli mes Kurtit e Jasharajt

Kryesoret

Të martën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me Këshillin Grevist të SBASHK-ut në tentativë për ta gjetur një zgjidhje për ta ndalur grevën e mësimdhënësve që ka nisur që nga 25 gushti.

Këtë a ka konfirmuar se zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, por që nuk ka dhënë më shumë detaje.

Grevistët duan që Kurti të takohet me Këshillin Grevist të BSPK-së, por kryeministri refuzon, pasi kryetar i këtij Këshilli është Rrahman Jasharaj.

Kurti nuk do takim me Jasharajn.

Përse e refuzon nuk ka treguar asnjëherë, por i pyetur vetë Jasharaj se çfarë mund të ketë kryeministri me të, ai ka deklaruar se “nuk e di, përveç se në një takim me ka pas thënë ‘e di unë me kënd je ti’, tjetër gjë nuk di”.

Çfarë duan grevistët?

Grevistët kanë kërkesë që qeveria t’ua rris pagat për 100 euro shërbyesve publikë, përfshirë mësimdhënësit, derisa të futet në fuqi ligji për paga, i cili parasheh rritjet e nevojshme.

Ata thonë se për nëntë muaj rresht kanë kërkuar takim me Kurtin, por ai nuk i ka pranuar.

Gjithashtu, Jasharaj kishte deklaruar se i kanë dërguar 83 shkresa në qeveri dhe asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.

.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit