Presidenti Bajram Begaj ka uruar nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor. Në mesazhin e tij, presidenti shkruan t’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm.
“Iu uroj nxënësve dhe arsimtarëve në të gjithë një vit të mbarë shkollor. T’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane. Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes!”, shkruan ai në Twitter.
Për herë të parë këtë viti pritet të ulen në banka rreth 29 mijë nxënës.