-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla, “llogari” SPAK-ut: Jep përgjigje, pse s’po e heton Berishën

Kryesoret

“SPAK duhet të japë përgjigje pse nuk po e heton Berishën kur SHBA e akuzon për korrupsion”, kështu u shpreh Taulant Balla, nga kryesia e kuvendit pas mbledhjes së grupit të PS.

Ai u shpreh se ky nuk është presion ndaj SPAK-ut. “Unë jam personi që kam bërë denoncimet ndaj Berishës. Po vonon drejtësia për kompleksin Partizani, Gërdecin dhe CEZ”, tha Balla.

“Një kërkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e Sali Berishës si një person i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë nga SHBA. Unë besoj se SPAK duhet të japë një përgjigje për çështjen dhe të fillojë hetimet duke filluar edhe me kërkesën zyrtare që duhet t’u dërgojë SHBA-së. Është e paparanushëm që Sali Berisha është shpallur person non grata, si i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe kjo nuk shoqërohet me hetime të thella. Nuk është presion ndaj drejtësisë.

Unë po shpreh këndvështrimin tim dhe kam pasur qëndrim për këto çështje ka ekzistuar që para se SPAK të lindte. Unë kam kallëzuar për të dyja çështjet, edhe OSSH CEZ dhe për kompleksin Partizani. Për kompleksin Partizani, prokurori më ka marrë deklarimin tim dhe kam besim që çështja të ecë në drejtimin e duhur”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit