Zv/ ministri i Brendshëm Andi Mahilaj nuk fajësoi vetëm qeverinë për fluksin e emigrantëve drejt Britanisë, por edhe qeverinë e këtij vendi që sipas tij po i nxit shqiptarët.
Mes të tjerash, ai tha se nga njëra anë, Britania thotë se Shqipëria është vend i sigurt, në krahun tjetër ka rritur numrin e pranimit të azileve.
“Opozita është shumë e rëndësishme dhe patjetër bën mirë që ngre pyetjet dhe është mundësi për të punuar më mirë, dhe për të parë atë që mbase ne nuk e shohim.
Shkaqet e emigracionit nuk janë përgjegjësi e ministrisë së Brendshme. Fluksi në Angli ndodhi para zgjedhjeve, kur kryeministri dha dorëheqjen. Mënyra si është sjellë politika britanike kanë bërë nxitjen.
Ata e kanë thënë me gojën e tyre që ka një mos-rakordim, mos-saktësim. Nga njëra anët thuhet është i madh numri i shqiptarëve. Nga ana tjetër numri i shqiptarëve që u miratohet azili është në rritje” tha ai.
Deputeti socialist Bardhyl Kollçaku kërkoi nga qeveria që të kërkojë nga Britania një plan për viza pune për shqiptarët si në rastin e Gjermanisë.
“Nëse me Britaninë bëjmë këtë marrëveshje që ndalojmë emigracionin e paligjshëm, qeveria ka menduar për projekte, apo marrëveshje për të ndihmuar, për emigracion të ligjshëm, që Britania të na krijojë mundësinë për viza punësimi?” pyeti ai zv/ ministrin.