Pakkush e njeh Maria Montez.
Ama historia e saj është thjesht ajo lloj mrekullie hollivudiane për të cilën njerëzit duan të dëgjojnë.
Si një emigrante nga Republika Domenikane me aftësi bazike në aktrim, ia doli me forcën e plotë të vullnetit të bëhej një nga yjet më të ndritur të Hollywood-it gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.
Ajo e ndërtoi legjendën e saj përmes një sërë fantazish arratie në të cilat shikuesit e filmit, të rraskapitur nga zymtësia dhe sakrifica e luftës, ishin shumë të etur për t’u shkrirë.
Historia rrëfehet me kujdes në biografinë e re “The Queen of Technicolor: Maria Montez in Hollywood”, nga fotografi dhe autori Tom Zimmerman.
“Është një histori kaq e çuditshme, filloi të më intrigonte. Montez ishte e vendosur të bëhej gjerësisht e njohur”, ka treguar ai.
Libri i Zimmerman është biografia e parë e plotë në gjuhën angleze e aktorit dominikan.
Montez arriti famë duke nënshkruar me Universal Pictures, asokohe një nga studiot më të vogla të Hollywood-it.
Pasi e arriti kulmin, Montez u hodh mënjanë në mënyrë të pazakonshme nga studioja.
Pas një varg filmash të mëtejshëm evropianë, ku ajo u përqafua nga adhurues në Francë dhe Itali, ajo ndërroi jetë nga një atak në zemër. Ishte vetëm 39 vjeçe.
“Dua që ky libër ta prezantojë atë me botën që e ka harruar kryesisht”, ka treguar Zimmerman.
“Kur po punoja për librin, në mënyrë të pashmangshme, askush që i tregova për të nuk e dinte se kush ishte. Është një luftë e vështirë, pasi ajo thjesht nuk mbahet mend fort mirë”, ka vijuar ai.