-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Misteri/ Çfarë po fsheh policia për atentatin me snajper kundër “Kilit” të Shijakut?

Kryesoret

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga atentati që u bë dje në Durrës ende ka shumë mister. Policia reagoi një ditë me vonesë, pasi e zbuloi media.

Në shënjestër të atentatit ishte Akil Nerjakut, i njohur ndryshe si “Kili” i Shijakut. Ai dyshohet se u qëllua nga një furgon me snajper.

Policia reagoi sot duke theksuar se kanë identifikuar makinën, por jo autorët që u arratisën. Shënjestra u qëllua sapo doli nga makina e blinduar G-Class.

Por policia jep një tjetër version.

Sipas policisë është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të Bujar Alushit 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Në njoftim policia nuk e përmend Nerjakun edhe pse e ka marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Megjithatë situata e kriminalitetit vijon që të jetë alarmante. Drejtorët ndërrohen, por siguria vijon që të jetë e njëjta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit