Forcat e Azerbajxhanit kanë nisur sulme në disa zona të kufirit me Armeninë, duke akuzuar forcat armene për shkelje të armëpushimit.
Në një deklaratë rreth orës 01:00 të mëngjesit të së martës, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se sulmet ishin një përgjigje ndaj ‘provokimeve’ nga ‘diversantët’ armenë.
Ata akuzuan njësitë armene për vendosjen e minave në rrethet Kalbajar dhe Lachin, kontrolli i të dyjave iu dorëzua Azerbajxhanit në fund të Luftës së Dytë të Nagorno-Karabakut, si dhe rrethit Dashkasan në veri.
Ministria armene e Mbrojtjes tha se rreth mesnatës, forcat e Azerbajxhanit sulmuan pozicionet armene në provincat Syunik, Vayots Dzor dhe Gegharkunik si nga lindja ashtu edhe nga enklava e Azerbajxhanit të Nakhçivanit.
Ata thanë se Azerbajxhani po përdor artileri dhe drone të armatosur në sulmet e tyre
During the night of September 12, the Armenian armed forces units committed a large-scale #provocation on the #Dashkasan, #Kalbajar and #Lachin directions of the Azerbaijani-Armenian #stateborder. pic.twitter.com/1sryp4HVhg
— Azerbaijan MOD (@wwwmodgovaz) September 12, 2022
Muajin e kaluar, të dy vendet u përplasën për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut , një zonë pa dalje në det midis Evropës Lindore dhe Azisë Perëndimore që është e populluar dhe e kontrolluar nga armenë etnikë, por e vendosur në territorin e Azerbajxhanit.
❗️Azerbaijani Armed Forces began intensive shelling of Armenian positions
— NEXTA (@nexta_tv) September 12, 2022
It is reported that Azerbaijani Armed Forces are striking settlements along the border with Armenia with artillery, mortars and drones.The defense ministries of both countries have confirmed clashes.
1/3 pic.twitter.com/4Mc526NSUr