Kryeministri Edi Rama ka “shigjetuar” median dhe individë të caktuar lidhur me versionet dhe sipas tij trillimet për sulmin kibernetik kundër sistemit TIMS.
Kreu i qeverisë nuk flet vetëm për trillime, shpotitje dhe përtaci, por shkon më tej duke akuzuar për ligësi.
“Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi” tha ai.
Mbrëmjen e së premtes sistemi TIMS u sulmua duke u bllokuar. Edi Rama akuzoi Iranin për sulmin.
Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi!
— Edi Rama (@ediramaal) September 13, 2022