-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Snajperi tronditi Durrësin, policia bëhet e gjallë pas 24 orësh: Autori iku

Kryesoret

Policia e Shtetit ka reaguar 24 orë pas atentatit që ndodhi mesditën e djeshme në Durrës. Në media u raportua se shënjestër e atentatit ishte Akil Nerjaku.

Policia thotë se atentati ndodhi dje orës 12:00 në rrugën “Pavarësia” dhe nuk e përfshinë Nerjakun.

Sipas bluve është qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person.

Policia thotë se është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar.

“Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera” thotë policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit