-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet Greqi-Turqi, ministri i Jashtëm turk paralajmëron

Kryesoret

Prej kohësh Greqi dhe Turqia ndodhen nën trysninë e një tensioni. Greqia po provokon vazhdimisht Turqinë në Mesdheun lindor dhe Egje.

Ministri i Jashtë,turk Mevlüt Çavuşoğlu  ka paralajmëruar Greqinë të ketë kujdes.

“Ndërsa ne përpiqemi të respektojmë të drejtat tona të fqinjësisë në të dy anët e Egjeut, Greqia vazhdon ende provokimet e saj.

Nëse filloni një aventurë në emër të të tjerëve, do t’i vuani pasojat sot ashtu si në të kaluarën. Ky është një paralajmërim për fqinjin tonë, Greqinë”, tha ministri më 12 shtator.

Duke thënë se topat u dëgjuan nga Ankaraja ndërsa trupat u përleshën në Betejën e Sakaryas në Haymana, Çavuşoğlu tha se,

“kjo është arsyeja pse fortesa e fundit në luftën kombëtare janë këto toka. Këtu e shpëtuam Anadollin, tokën e lashtë turke, nga mizoritë greke”.

Beteja e Sakaryas u zhvillua në brigjet e lumit Sakarya, dhe fusha e betejës, Polatli, është vetëm 80 kilometra (50 milje) nga Ankaraja.

Çavuşoğlu i bëri thirrje Greqisë që të mos jetë “mjet” i të tjerëve dhe t’i japë fund provokimeve të saj.

“Mos u bëj vegla e dikujt tjetër. Mos vazhdoni provokimet sepse miqësia e Turqisë është e lashtë dhe armiqësia e saj është e rëndë. Mbajeni këtë parasysh”, tha ai.

Ministri e karakterizoi diplomacinë e Turqisë si “sipërmarrëse dhe humanitare”.

“Me politikën tonë të jashtme sipërmarrëse, ne kërkojmë dhe mbrojmë të drejtat dhe interesat tona në çdo platformë.

Ndërsa jemi të rrethuar nga një unazë zjarri, ne jemi gjithmonë në gatishmëri kundër syve të këqij dhe planeve dashakeqe. Ushtria jonë heroike, industria e mbrojtjes dhe satelitët që dërgojmë në hapësirë ​​janë në duar të sigurta”, tha ai.

Duke vënë në dukje rolin ndërmjetësues të Turqisë, Cavusoglu tha se, “Turqija vjen në mendje kur kërkon zgjidhje për krizat nga Ballkani në Lindjen e Mesme, nga Kaukazi në Azinë Qendrore dhe nga Afrika në Amerikën Latine”.

Turqia thotë se Greqia po vendos trupa në ishujt në detin Egje në kundërshtim me traktatet e paqes të nënshkruara pas Luftës së Parë dhe II Botërore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit