Samiti i NATO-s në Ankara ka nisur punimet, ku liderët e vendeve anëtare po diskutojnë çështje të sigurisë dhe zhvillimet më të fundit ndërkombëtare.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka qenë ndër të parët që ka mbajtur fjalën.
“I kemi kërkuar aleatëve europianë të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit dhe duhet të largohemi nga vendimmarrje që dobësojnë aleancën.
Përfitimet maksimale në fushën e sigurisë mund të jenë të mundshme vetëm duke u frenuar nga vendime të gabuara, përjashtimi i aleatëve, duke krijuar ndarje artificiale, nuk i shërben mbrojtjes trans atlantike.
Sa i përket luftës në Ukrainë ndaj të njëjtin opinion si Trump për paqen dhe këmbëngul në bërjen prioritet mbështetjen e Ukrainës.
Nga kjo përfitojmë nga kanalet e komunikimit me Rusinë. Vlerësojmë shumë rezolutat e presidentit Trump për t’u siguruar që kriza në Iran të zgjidhet, jemi të gatshëm të ofrojmë kontribut për të pastruar Gjirin e Hormuzit nga minat”, tha ai.









