Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Ankara, ku ka zhvilluar takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Mark Rutte, dhe presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Rama ka publikuar pamje nga momentet e pritjes zyrtare të liderëve, duke ndarë edhe një video nga përshëndetja me drejtuesit e NATO-s dhe presidentin turk.
Pjesëmarrja e kreut të qeverisë shqiptare në këtë takim vlerësohet si pjesë e angazhimit të Shqipërisë brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe rolit të saj në çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit euroatlantik.









