-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush i mori lekët e Putinit?

Kryesoret

Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë”. Kjo deklaratë e një zyrtari të qeverisë amerikane dhënë për BBC-në rihapi edhe njëherë në Shqipëri debatin për lobimin rus.

Ngjarjet rikthehen në 2017 kur në krye të PD-së ishte Lulzim Basha, i akuzuar nga socialistët dhe drejtësia, por në fund gjykata e mbylli dosjen. Reagimet ditën e sotme ishin të shumta. Por kush gënjen, Sali Berisha apo Lulzim Basha?

Ish-kryeministri ia faturoi gjithçka Lulzim Bashës duke u distancuar. Madje, njoftoi se do të ngrinte një audit të brendshëm dhe komision për këtë çështje. “Partia Demokratike kërkon rihapjen e menjëhershme të çështjes në fjalë.

Partia Demokratike do t’u kërkojë forumeve të saj ngritjen e një grupi pune për ndërmarrjen e një auditi të imtësishëm nën drejtimin e një Komisioni të Posaçëm. Partia Demokratike deklaron se, pasi është njohur me indicie që flisnin për një financim rus, ka denoncuar publikisht këtë akt personal të Lulzim Bashës” tha grupi i Sali Berishës.

Vetë Lulzim Basha reagoi duke hedhur poshtë akuzat që ngriheshin në artikullin e BBC-së dhe politika brenda vendit. “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja.

Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE”, shkruan Basha. Debati vazhdon dhe ndoshta edhe hetimi në SHBA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit