N/kryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj reagoi pasi Zëri i Amerikës, BBC dhe media të tjera publikuan lajmin se në 2017 Rusia financoi me 500 mijë dollarë fushatën e PD-së që asokohe drejtohej nga Lulzim Basha.
Fjala e Amerikes vlen njesoj për të gjithë.
— Agron Gjekmarkaj (@GjekmarkajAgron) September 14, 2022
Përmes një reagimi në Twitter, Gjekmarkaj thekson pa shumë komente se fjala e Amerikës vlen njësoj për të gjithë. “Fjala e Amerikes vlen njesoj për të gjithë”, shkruan Gjekmarkaj.
Ngjarjet rikthehen në 2017 kur në krye të PD-së ishte Lulzim Basha, i akuzuar nga socialistët dhe drejtësia, por në fund gjykata e mbylli dosjen. Reagimet ditën e sotme ishin të shumta. Por kush gënjen, Sali Berisha apo Lulzim Basha?
Ish-kryeministri ia faturoi gjithçka Lulzim Bashës duke u distancuar. Madje, njoftoi se do të ngrinte një audit të brendshëm dhe komision për këtë çështje. Vetë Lulzim Basha reagoi duke hedhur poshtë akuzat që ngriheshin në artikullin e BBC-së dhe politika brenda vendit.