-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VERSIONET/ Ku ndahen Berisha, Alibeaj dhe Rama për bashkitë e reja

Kryesoret

Sot partia Demokratike propozoi ndryshimet për hartën territoriale.

Sali Berisha kërkoi që në hartën me 61 bashki të shtohen edhe 34. Në total me propozimin e krahut të ish-kryeministrit shkon në 95 numri i bashkive.

Gjithashtu kërkoi që Shqipëria të ndahet në 5 rajone. “Tirana, kryeqytet metropolitan me një bashki qendrore dhe14 bashki me kompetenca të kufizuar” kërkoi ai.

Propozimi i Sali Berishës
Në Korçë janë 6 bashki, propozimi është 10, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan.

Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili.

Berati nga 7 bashki bëhet me 9, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku.

Në Fier nga 6 bëhen 12, shtohen Golem, Ardenicë, Levan, Cakran, Fratar.

Në Elbasan nga 7 bëhen 10, shtohen Shpati, Bradasheshi.

Në Tiranë nga 5 bëhen 9, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 mini-bashkitë të kalojnë në Bashki.

Në Kurbin nga 1 bëhen 2, shtohet Mamurrasi.

Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi.

Në Kukës nga 3 bëhen 5.

Në PD ka dy grupe. E ndërsa Sali Berisha kërkon plus 34 bashki, grupi i Alibeajt kërkon 32 më shumë dhe 6 rajone, një më shumë se plani i ish-kryeministrit.

Propozimi i Enkelejd Alibeajt
Bashkia Sukth; Bashkia Fushë-Krujë; Bashkia Farkë; Bashkia Ndroq.

Bashkia e Paskuqani i bashkohet Bashkisë Tiranë dhe Zallherri i bashkohet Bashkisë Kamëz.

Bashkia Maqellar, Kastriot dhe Lurë në qarkun Dibër.

Bashkia Shpirag në qarkun Berat.

Bashkia Dukagjin dhe Velipojë në Qarkun Shkodër.

Bashkia Shpat dhe Bashkia Bardashesh në qarkun Elbasan.

Bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës në qarkun Lezhë.

Bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër në qarkun Fier.

Bashkitë Shishtavec dhe Bicaj në qarkun Kukës.

Bashkitë Leskovik, Voskopoj, Drenovë, Pojani dhe Stravë në qarkun Korçë.

Bashkitë Orikum, Ksamil, Novosel dhe Kote në qarkun Vlorë.

6 rajonet;

Rajoni Shkodër-Lezhë

Rajoni Kukës-Dibër

Rajoni Gjirokastër-Berat

Rajoni Fier-Vlorë

Rajoni Elbasan-Korçë

Rajoni Tiranë-Durrës

Por PS është kundër shtimit të numrit të bashkive duke kërkuar zvogëlimin e tyre. Taulant Balla deklaroi dje se do t’i qëndrojnë ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit