-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

500 mijë $ për PD-në/ Yuri Kim: Lekët ruse janë kërcënim serioz për Shqipërinë

Kryesoret

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka zbardhur takimin që Yuri Kim zhvilloi me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi dhe deputetët Damian Gjiknuri, Jorida Tabaku dhe Monika Kryemadhi.

Në këtë takim, referuar financimit rus, ambasadorja Kim shprehu shqetësimin për financimet e fshehta ruse në politikën shqiptare, të cilat i konsideron rrezik për demokracinë.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim takoi Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion.

Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve” thotë ambasada amerikane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit