-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U sanksionuan nga SHBA, Irani e Rusia bëjnë gati planin e rrezikshëm

Kryesoret

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin se bashkëpunimi mes shteteve të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara, i bën ato edhe më të “fuqishme”.

“Marrëdhënia në mes të shteteve që janë të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara, sikurse Irani, Rusia, dhe shtetet tjera, mund të tejkalojë shumë probleme dhe t’i bëjë ato më të fuqishme”, ka thënë Raisi në një takim me Putinin në Uzbekistan.

“Amerikanët mendojnë se cilido shtet që e sanksionojnë, ia ndalin hovin, por përshtypja e tyre është e gabuar”.

Raisi ka thënë se shteti i tij është “seriozisht i vendosur për të zhvilluar marrëdhënie strategjike bilaterale” me Rusinë në fushën e politikës, ekonomisë, tregtisë dhe hapësirës ajrore.

Ky është takimi i dytë mes Raisit dhe Putinit në dy muajt e fundit, pasi presidenti rus ka vizituar Teheranin më 19 korrik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit